10 vite bug për reperin Tory Lanez

1 year ago 37
Reklamë
22:45 09/08/2023

Ai qëlloi me armë këngëtaren Megan The Stallion në vitin 2020

Reperi kanadez, Tory Lanez, është dënuar me 10 vite burg për plagosjen e koleges Megan Thee Stallion.

Lanez e qëlloi fituesen e çmimit Grammy në këmbë, gjatë një debati mes të dyve pas një feste në vitin 2020.

Debati mes dy këngëtarëve u ndez kur të dy filluan të sulmonin njëri-tjetrit për shkak të karrierës së tyre muzikore.

Këngëtarja iu nënshtrua një operacioni dhe kaloi katër ditë në spital. Më vonë ajo iu nënshtrua një terapie të gjatë fizike që e mundësoi atë të ecte sërish. Reperi i kishte ofruar artistes 1 milion Dollarë në këmbim të heshtjes së saj.

Në momentin kur u dha vendimi këngëtarja nuk ishte e pranishme.

Avokatët e Lanez planifikojnë të apelojnë vendimin dhe të përpiqen që reperi të marrë një dënim më të ulët.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article