Një 15-vjeçar dyshohet se është gjetur pa ndjenja nga kalimtarë të rastit në rrugën nacionale Bulqizë – Peshkopi në vendin e quajtut “Pishat” në Fushë Bulqizë.
Kanë qenë kalimtarët të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë duke e transportuar me urgjencë në spitalin e Bulqizës ku dhe ka marrë ndihmën e parë.
Për shkak të dëmtimeve të marra dhe gjendjes së rëndë të tij, bluzat e bardha të spitalit të Bulqizës kanë kërkuar ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë ku është bërë i mundur transportimi me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vërteta të saj.
Ndërkohë, njëra pistë e hetimit është ajo e humbjes së ekuilibrit të biçikletës nga ana e të miturit, ndërsa pista tjetër që po hetohet është nëse mund të jetë goditur nga ndonjë mjet apo automjet tjetër në lëvizje dhe të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.