2 Ton sjell këngën e re “I meritova”

11 months ago 12

Rap-artisti i njohur shqiptar, 2 Ton, ka publikuar ditën e sotme (e martë) një projekt të ri muzikor.

“I meritova” mban titullin kënga, e cila vjen e shoqëruar edhe me videokliop.

Teksti është shkruar nga vet këngëtari në bashkëpunim me Ghulon, ndërkohë që janë kujdesur edhe për melodinë.

Foto: Screenshot/YouTube

Producimi vlen të ceket se u realizua nga Nego.

Arton Avdyli (emri i vërtetë) ka qenë gjatë këtij viti tejet aktiv me projekte muzikore.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai solli një album, të parin në karrierë, i cili njëherësh u prit mirë edhe nga fansat e publiku.

Kjo këngë tashmë ndodhet në platformën YouTube, e besohet që do ta ketë suksesin e dëshiruar. /Telegrafi/

Read Entire Article