“20 Shkurti është një mundësi e shkëlqyer”, Meta kujton vendimin e Kushtetueses kundër shkarkimit të Presidentit: Ndaloi një puç shtetëror

8 months ago 57

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një postimi në “Facebook” ka kujtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese fiks dy vite më parë, e cila rrëzoi vendimin e Kuvendit monist siç e cilëson ai për shkarkimin e Presidentit.

Meta thekson se ai vendim parandaloi një puç të mirëfilltë shteti të iniciuar nga Edi Rama, me qëllim asgjesimin e pavarësisë dhe rrëmbimin e të gjitha institucioneve dhe pushteteve te pavarura.

Kreu i PL shton se 20 shkurti është një mundësi e shkëlqyer, që zëri i qytetarëve të dëgjohet.

Postimi i plotë:

Sot mbushen 2 vjet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e vendimit të Kuvendit monist për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Ky vendim parandaloi në atë kohë një puç të mirëfilltë shteti të iniciuar nga Edi Rama me qëllim asgjesimin e pavarësisë dhe rrëmbimin e të gjitha institucioneve dhe pushteteve te pavarura, me pasoja shumë të rënda për shtetin e së drejtës dhe demokracinë në Shqipëri.

Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias, duke u dhënë të drejtë të gjitha vendimeve dhe qëndrimeve të mia gjatë ushtrimit të detyrës së Presidentit të Republikës, treguan shumë qartë se cili është armiku më i madh i shtetit ligjor, demokracisë, pluralizmit dhe të drejtave të njeriut.

20 Shkurti është një mundësi e shkëlqyer, që zëri i qytetarëve të dëgjohet!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article