22-vjeçari vetëhidhet nga kati i katërt i banesës/ Policia jep detajet e para

11 months ago 13
Reklamë

Një 22-vjeçar është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së tij në zonën e Alliasit në Tiranë.

Policia njofton se i riu me iniciale E.O, e ka kryer aktin e rëndë rreth orës 12:45, ndërsa paraprakisht dyshohet se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

22-vjeçari aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.10.2023, rreth orës 12:45, në Allias, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së tij shtetasi E. O., 22 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Si pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read Entire Article