Arbër Paplekaj do të vuajë 22 vite burg për vrasjen e pjerin xhuvanit në elbasan 4 ditë para zgjedhjeve parlamantare të vitit 2021.
Edhe dy ish- nëndrejtorët e Policisë së Elbasanit, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi ,u shpallën fajtorë për shpërdorim detyre dhe dënimi me 1 vit burg iu konvertua në 1 vit shërbim prove.
Me të njëjtën akuzë, 6 efektivë të forcave Shqiponja: Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçje, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu, u shpallën fajtor dhe dënimi me 1 vit burg iu konverta në 16 muaj shërbim prove.
Gjykata e Elbasanit dha vendimin pasi një javë më parë prokuroria kërkoi 25 vite burg për paplekajn me akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese”, ndërkohë procesi gjyqësor i finalizuar sot, ka kaluar në një kalvar të gjatë seancash.
Pas kryerjes së krimit në 2021, Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u godit më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.
Në konkluzionet e seancës së fundit, mbrojtja argumentoi se vrasja e Pjerin Xhuvanit është kryer në kushtet e vetëmbrojtjes.
Sipas avokatëve prokuroria nuk ka marrë parasysh eskpertizën mjeko-Ligjore të kërkuar nga vetë organi i akuzës ku mjekët shprehen se në momentin e ngjarjes Papleka ka qenë në gjendje të rënduar psikike çka ka sjellë vetëdije të dobësuar, e shkaktuar nga rrethanat e një sulmi të papritur i cili ndodhi në pak sekonda.
Sipas tyre, i ndodhur nën breshërinë e plumbave dhe për të mbrojtur jetën Paplekajt iu desh nje reagim i menjëhershëm.