23 persona të arrestuar për zjarrëvënie/ Balla: Drejtësia të japë dënimin e merituar

1 year ago 19
Reklamë

“23 zjarrvënësit e arrestuar nga Policia e Shtetit këtë sezon veror të marrin dënimin e merituar”. Kështu është shprehur ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili në një postim në rrjetin social Facebook, shkruan se Gjykata e vlerësoi të ligjshëm dhe të mbështetur në prova arrestimin e zjarrvënësit të Laçit.

Balla, duke kujtuar edhe apelin e kryeministrit Rama, kërkon nga drejtësia gjykimin dhe ndëshkimin e tyre.

Gjykata e vlerësoi të ligjshëm dhe të mbështetur në prova arrestimin e zjarrvënësit të Laçit dhe kjo është një arsye për ta vlerësuar Prokurorinë për dokumentimin e dosjes penale dhe vendimin e përgjegjshëm të Gjykatës! Në pritje që 23 zjarrvënësit e arrestuar nga Policia e Shtetit këtë sezon veror të marrin dënimin e merituar për veprën e tyre kriminale, bëj apelin e përsëritur edhe nga Kryeministri Rama, që gjykatësit e këtyre çështjeve ta mbyllin përfundimisht me vendimet e tyre kapitullin e gjatë dhe të turpshëm për drejtësinë të mosndëshkimit të duhur të kësaj vepre penale për vite me radhë!”, shkruan Balla.

Read Entire Article