300 mijë bimë kanabisi të asgjesuara, Malësitë e Shkodrës në vendin e parë për kultivimin

1 month ago 6
Reklamë

Rreth 300 mijë bimë kanabis janë zbuluar nga policia dhe më pas janë asgjësuar përmes djegies në kuadër të operacioneve të shtrira në disa qarqe të vendit.

Plani i opacioneve që kanë nisur që në pranverë, sezon ku nis dhe mbjellja e bimëve narkotike, është shtrirë në disa vende të cilat konsiderohen si pika të nxehta.

Rekordin për këtë vit e mban Shkodra, qark në të cilin janë gjetur thuajse 90% e shumës totale të zbuluar dhe asgjesuar deri më tani.

Gjatë këtij sezoni blutë e Shkodrës kanë ndërhyrë edhe në disa vende që kosnideroheshin si të paprekshme më pare si në zonën e Velipojës, Malësi të Madhe, Dukagjin etj, ku janë zbuluar me mijëra bimë të kultivuara.

Aksionet janë shtrirë edhe ne Vaun e Dejës, Pukë etj.

Problematike ka qënë edhe Lezha sa i takon kultivimit te lendve narkotike.Në këtë qark mësohet se janë asgjësuar afro 10 mijë bimë kanabisi.Bimet ishin kultivuar kryesisht në zonat e thella malore të Mirditës, por edhe në Kurbin e.

Edhe në Malësinë e Krujës janë zhvilluar disa operacione anti-kanabis ku janë gjetur mbi 5 mijë bimë kanabisi.

Sa i takon jugut të vendit në Vlorë dhe Tepelenë kete vit janë zbuluar shumë pak bimë narkotike.Ndërkohë që disa vite me pare këto zona janë konsideruar  me  rrezikshmeri te larte sa i takon kultivimit të droges.

Në ndihmë të policisë, krahas Guardia Di Finanza e cila ka marrë përsipër monotorimin nga ajri të pikave të nxehta, janë vendosur  edhe dronë inteligjentë, pajisje që zbulojnë praninë e bimëve narkotike përmes pamjeve nga ajri. Dronët madje arrijnë që të zbulojnë edhe shtëpitë e barit, përmes diktimit të nxehtësisë. /vizionplus.tv

Read Entire Article