“31 plumba….”, kërcënohet me jetë gazetari shqiptar, dalin mesazhet

9 months ago 15
Reklamë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se gazetari Fatlum Berisha është kërcënuar me jetë në rrjetin social Tik Tok.

Në njoftimin dërguar Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, shihen komentet e lëna nga një llogari në videot e gazetarit me përmbajtje si “31 plumba t’i kisha dhanë”. Ndërkohë rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar me kërcënimet në drejtim të gazetarit Berisha, dhe i bënë thirrje Policisë së Kosovës që të marrë hapat e nevojshëm për identifikimin e personit/personave që fshihen prapa kësaj llogarie”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Për AGK-në, kërcënimet e këtij lloji janë tërësisht të papranueshme dhe dënueshme.

“I bëjmë thirrje të gjithë kolegëve që t’i raportojnë rastet e kërcënimeve online, në mënyrë që të mos kalojnë pa u ndëshkuar nga organet kompetente”, thuhet tutje në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article