39-vjeçari gjendet i pajetë në breg të detit në Durrës/ Dyshimet e para

1 year ago 21
Reklamë

Një 39-vjeçar me iniciale M.A është gjetur pa shenja jete në breg të detit në Durrës.

Policia njofton se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshimet janë se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, në breg të detit, është gjetur i pajetë shtetasi M. A., 39 vjeç, banues në lagjen nr.15, Durrës.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e këtij shtetasi, si dhe për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Read Entire Article