Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Fushë Arrëz.
Policia njofton se i riu është gjetur rreth orës 14:30 minuta të kësaj të diele, ndërsa nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe shkaqet e vdekjes së 39-vjeçarit.
Fushë Arrëz/Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, në banesën e tij, në Fushë Arrëz, është gjetur pa shenja jete, shtetasi L. Z., 39 vjeç. Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së këtij shtetasi.