45-vjeçari mbërrin i plagosur rëndë me armë në spitalin e Beratit, “qep” gojën

1 year ago 30
Reklamë

Mbërrin në spitalin e Beratit një i plagosur me armë zjarri.

I plagosuri është Xhuljano Goga, 45-vjeç, banues në lagjen “Uznovë” në Berat.

Ai ka mbërritur vetë në spital me mjetin e tij,i mbuluar me gjak, por nuk ka treguar asgjë se ku dhe kush e ka plagosur.

Gjendja e tij është e rëndë. Ai ndodhet në sallën e operacionit dhe do të trasportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Read Entire Article