48 vite burg për një krim që nuk e bëri kurrë, gjykata në SHBA e shpall të pafajshëm

10 months ago 12
13:44 21/12/2023

48 vite burg për një krim që nuk e kreu. Është ky rasti i Glynn Simmons, 70 vjeç, i cili vuajti dënimin më të gjatë të gabuar në historinë e SHBA. Simmons ishte 22 vjeç kur ai u dënuan me vdekje në 1975 për vrasjen e Carolyn Sue Rogers në një dyqan pijesh alkoolike.

Dënimet më vonë u reduktuan në burgim të përjetshëm për shkak të një vendimi të Gjykatës së Lartë të SHBA-së. Simmons ishte deklaruar i pafajshëm, duke thënë se ai ishte në shtetin e tij të lindjes, në Luiziana gjatë kohës së vrasjes. Pas vendimit të gjykatësit, Simmons ngriti krahët në fitore jashtë gjykatës.

Mos lejoni që askush t’ju thotë se pafajësia nuk mund të provohet, sepse me të vërtetë mundet”, tha ai para gazetarëve pas shpalljes së vendimit.

Avokati i tij thotë se klienti ka të drejtë për kompensim deri në 175,000 dollarë nga shteti për dënim të gabuar dhe mund të ngrejë një padi federale kundër qytetit të Oklahomës dhe autoriteteve të përfshira në arrestimin dhe dënimin e tij.

Klan News



Të ngjashme

Read Entire Article