52-vjeçari vret veten me armë në kopështin e banesës në Tepelenë/ Policia zbardh dyshimet e para

1 year ago 19
Reklamë

Një 52-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët pasditen e kësaj të diele në fshatin Progonat të Tepelenës.

Burri është gjetur në kopshtin e banesës, ndërsa sipas deklarimeve të familjarëve, 52-vjeçari përdorte medikamente për shëndetin mendor, pasi vuante nga depresioni.

Burri e ka vrarë veten me armë zjarri automatik.

Tepelenë/Informacion paraprak

Në mbasditen e sotme, në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Progonat, është gjetur nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri automatik, shtetasi A. A., 52 vjeç. Sipas deklarimeve të familjarëve, 52-vjeçari përdorte medikamente për shëndetin mendor, pasi vuante nga depresioni.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Read Entire Article