68-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, dy të lënduar në aksin Qafë Thanë-Pogradec

2 weeks ago 38
Reklamë

Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec në afërsi të fshatit Lin.

Një 68-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Nga ky aksident, ka mbetur i lënduar vetë shoferi dhe pasagjerja që ndodhej me të, të cilët ndodhen në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 11:40, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Lin, shtetasi A. Xh., 68 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi A. Xh. dhe pasagjerja në automjet, shtetasja K. Xh., po marrin mjekim, në spital, dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Read Entire Article