Më shumë se 700 punëtorë të stafit Airbus Atlantic besohet se janë sëmurë pas darkës së Krishtlindjeve të kompanisë, kanë thënë autoritetet shëndetësore në Francë.
Punëtorët e linjës ajrore në Francën perëndimore kishin përjetuar të vjella dhe diarre, sipas agjencisë shëndetësore ARS, transmeton Telegrafi.
Është e paqartë se çfarë kishte në menynë e darkës festive që u kthye në makth para Krishtlindjeve.
Airbus nuk është iu përgjigjur BBC-s, për një shpjegim.
Airbus Atlantic është një degë e prodhuesit më të madh të aeroplanëe në botë, Airbus, dhe ka 15,000 punëtorë në pesë vende. /Telegrafi/