9 vite së bashku, romanca e fshehtë e dy yjeve të “Harry Potter”

1 year ago 35
Reklamë
23:43 15/08/2023

Evanna Lynch  vodhi zemrat e fansave të Harry Potter me rolin e saj si Luna Lovegood në 4 prej filmave të  sagës.

Megjithëse në film ajo ishte një studente e shkollës së magjisë, Hogëarts, shfaqet vetëm në pjesën e pestë, “Harry Potter and the Order of Phoenix”. Ajo bëhet shoqe me Harry Potter (Daniel Radcliffe) dhe lidhet me të përmes kuajve të padukshëm të vdekjes, i bashkohet grupit dhe më pas shndërrohet në një prej personazheve kyç të ngjarjeve.

Por Evanna ka vjedhur fshehurazi edhe zemrën e njërit prej kolegëve të saj gjatë xhirimeve, atë të Robbie Jarvis i cili mori pjesë në film në të njëjtën periudhë me të duke luajtur rolin e James Potter.

Çifti qëndroi bashkë për 9 vjet, një romancë që mbeti larg syve të publikut pavarësisht vëmendjes masive të filmit. Ata u takuan në vitin 2006 në sheshxhirim ku Evanna mori rolin ende pa mbushur 14 vjeç duke triumfuar mbi 15.000 vajza.

Robbie, asokohe 20 vjeç, iu besua roli si babai i Harry kur ishte në adoleshencë. Çifti u nda në vitin 2016.

Gjatë lidhjes që zgjati thuajse një dekadë, ata patën pak dalje të përbashkëta publike apo edhe postime në rrjete sociale. Mësohet se pavarësisht ndarjes, të dy mbajnë ende raporte të afërta miqësore me njëri-tjetrin./tvklan.al

Të ngjashme

Read Entire Article