“A do e kishe problem që një burrë ta prekte partneren tënde nga të pasmet?”, Buci vihet në siklet nga pyetja gjatë darkës së të nominuarve

10 months ago 27

Në natën e enjte ku në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku u organizua “darka e të nominuarve”, konkurrenti Buci u vendos në siklet nga publiku dhe banorët e tjerë.

Një nga pyetjet më provokuese të mbrëmjes kishte të bënte me marrëdhëniet dhe perceptimet e tolerancës brenda një formati si “Big Brother”.

“Si do ta shihje Santin nga jashtë, po të ishe i dashuri i saj?” – ishte pyetja që iu drejtua Bucit, një pyetje që kërkonte një balancim mes besimit dhe xhelozisë. Buci rrëfeu që: “Përderisa do të dakordohej që ajo të futej në një format të tillë siç është ‘Big Brother’, ai do t’i kishte parasysh edhe këto situata, kështu që nuk do t’i pengonin”.

Ndërsa ky përgjigjeje ngjalli interes në mes të banorëve, Shqipja, gjithnjë e gatshme për të sfiduar dhe thelluar diskutimet, hodhi në skenë një pyetje më të thellë: “A nuk do ta kishe problem që mashkulli tjetër ta shihte nga të pasmet, të thoshte se më tundon?”.

Me pak siklet, Buci iu përgjigj edhe kësaj pyetje duke thënë: “Këto gjëra ndodhin edhe në rrugë, shikimet e meshkujve si ndalon as jashtë”.

Këto qëndrime të Bucit zbulojnë një mentalitet të hapur dhe të pjekur në lidhje me dinamikën e formatit “Big Brother” dhe si ai përcakton kufijtë e tolerancës dhe mbështetjes në marrëdhënien.

Përndryshe, këtë javë në nominim janë të gjithë banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova dhe të premten do të eliminohet ai që do të ketë më pak vota nga të gjithë. /Telegrafi/

Read Entire Article