A do t’i jepet leje për t’u betuar si kryebashkiak? Ping-pongu i gjykatave me Fredi Belerin. Fjalën e fundit e ka…

11 months ago 27
Reklamë

Teksa Fredi Beleri kërkon që të marrë leje për betimin e tij si kryebashkiak të Himarës, duket se gjykatat po bëjnë ping-pong me kërkesën e tij.

Për të disatën herë, avokatët e tij paraqiten në GJKKO për marrjen e lejes, gjykata vendosi që të shpallë moskompetencë, duke e kaluar çështjen në Gjykatën e Durrësit. Vendimi në fjalë u dha më 18 shtator, ndërkohë që dosja me kërkesat është tashmë është dorëzuar në Gjykatën e Durrësit, e cila do të duhet të japë verdiktin e saj.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se; ‘Duket se shqyrtimi ligjor ka pasur pikëpyetje dhe se gjykatat po bëjnë ping-pong me këtë çështje, pasi ka pasur dy qëndrime të ndryshme. Është çështje që është duke vijuar. Do të duhet të presim që gjykata të japë vendimin e saj, ndërsa juristët janë të ndarë për këtë çështje, pasi ligji nuk e përcakton qartë këtë procedurë.”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article