Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nuk la pa përgjigje pyetjet për besueshmërinë e deklaratave nga Gjermania për mbështetjen e Ukrainës deri në fund të luftës.
Sipas tij koha do ta tregojë nëse është e vërtetë deklarata e liderëve gjermanë për mbështetjen e vendit prej shumë kohësh në luftë.
Ai shprehu mirënjohje për të gjithë mbështetjen që ka dhënë deri më tani për ukrainasit. Sipas tyre Gjermania e drejtuar nga Olaf Scholz, ka dhënë ndihmën e konsiderueshme për Ukrainën.
“Gjermania, e kryesuar nga Olaf Scholz, është e dyta për nga sasia e mbështetjes që marrim. Është e dyta për sa i përket mbështetjes globale për Ukrainën. Po flas për mbështetje financiare dhe ushtarake. Dua t’i shpreh fjalë mirënjohjeje që e bëri këtë”, tha ai.
Top Channel