A do të dalin me një dokument? Pas PS, edhe PD projektrezolutë për sulmin në Kosovë. Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve

11 months ago 30
Reklamë

Duket se politika shqiptare, të majtët dhe të djathtët janë angazhuar për hartimin e një rezolute për sulmin në Veri të Kosovës, duke dënuar kështu veprimet e Serbinë.

Pas bërjes publike të projektrezolutës së PS për këtë çështje, mësohet se edhe PD-ja ka hartuar një dokument të tillë.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton në një lidhje live për News24 se në orën 12:00 pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. Në këtë mbledhje do të diskutohen dy projektrezolutat, ndërsa nuk dihet nëse pas diskutimeve do të arrihet në një dakordësi mes palëve, për të pasur në finale një dokument.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article