A do të hynte në Big Brother VIP Albania 3? Ronela Hajati befason me përgjigjen

10 months ago 23

Ronela Hajati ka qenë së fundmi e ftuar në “Më lër të flas”, ku ka folur rreth jetës dhe karrierës së saj profesionale.

Ajo ka treguar për eksperiencën në “Eurovision 2022”, gjersa ndau disa detaje rreth asaj kohe dhe se si nuk kishte marrë përkrahje nga askush.

Krejt në fund, artistja u pyet nëse do të hynte në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania.

Foto: Screenshot/YouTube

“A do merrje pjesë në Big Brother”, u pyet ajo.

Këngëtarja nga Shqipëria hezitoi të përgjigjej, teksa theksoi: “O jo. Kam frikë. Nuk jam. Jo, jo, jo”.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo më pas e pyeti Romeon nëse do të hynte, i cili gjithashtu u përgjigj: “Kam frikë”.

E njëjta theksoi se do të punojë edhe më shumë dhe se do të ketë projekte të reja muzikore. /Telegrafi/

Read Entire Article