A duhet apo jo të ndahen fjalëkalimet me partnerin?

1 year ago 106
Reklamë

Në çdo marrëdhënie duhet të ketë kufij. Pavarësisht nëse janë kufij fizik apo kufij emocional, si ju ashtu edhe partneri, keni të drejtën të ndiheni rehat në çdo situatë. Kur bie fjala tek teknologjia, ka edhe këtu kufij që duhen marrë parasysh.

Thënë kjo, a është normale që të ndani fjalëkalimet me partnerin? Para së gjithash është e rëndësishme të kuptojmë që nuk ka një ‘normale’, kur bëhet fjalë për sjelljet e çifteve. T’i keni ose jo fjalëkalimet varet nga ju dhe partneri juaj, por gjithmonë qëndron një ‘pse’ pas kësaj.

Nëse e doni fjalëkalimin e partnerit, për arsyen se nuk keni besim tek ai, atëherë këtu ka çështje me të mëdha për të diskutuar. Që do të thotë të merreni me pyetjen: ‘Pse nuk keni besim tek partneri?’

Nëse ju dhe partneri juaj vendosni të ndani fjalëkalimet e njëri-tjetrit, atëherë kjo duhet të ndihet shumë e natyrshme. Kur ju keni besim në një marrëdhënie, njohja e fjalëkalimit nuk duhet të ndihet si përgjim. Sidoqoftë, situata mund të ndërlikohet kur partneri ndihet në çdo moment nën kontroll.

Nuk ka asnjë mënyrë të përcaktuar si ‘e duhura’ në një marrëdhënie, ose për të trajtuar privatësinë në një marrëdhënie. Për sa kohë që edhe ju dhe partneri juaj jeni të kënaqur me kufijtë që keni vendosur, atëherë jeni duke bërë zgjedhjen e duhur. Sidoqoftë, nëse ka çështje themelore të besimit, siç thonë ekspertët, atëherë përpiquni t’i flisni ato dhe të punoni përmes tyre.

Top Channel

Read Entire Article