Abazoviq ngriti në këmbë të gjithë lokalin në Beograd: Ish-kryeministri i Malit të Zi festoi fitoren e Partizanit

9 months ago 11
Reklamë

 Ish-kryeministri i Malit të Zi festoi fitoren e Partizanit

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është argëtuar mbrëmë në një lokal në Beograd ndërsa disa video janë shfaqur në rrjetet sociale.

Siç raporton “Berane Online” në Instagram e gjithë taverna këndon së bashku me Dritanin.

Ky i fundit po festonte fitoren e klubit të basketbollit të Partizanit kundër Panathinaikosit.

Gjersa këngëtarja Ilda Shauliq këndonte “Ndal, zemër, më lër të të përcjell”, Dritani këndonte njëzëri me miqtë e tij.

Kjo bëri që shumica të qeshin ndërsa shumë njerëz komentuan nën video dhe njëri në veçanti bie në sy – “Gjithçka lulëzoi për ty, Dritan”. /Telegrafi/

Read Entire Article