Adele ndez spekulimet për martesë

1 year ago 37
Reklamë
13:44 19/09/2023

Në shfaqjen e Las Vegas, me të dashurin e saj Rich Paul

Këngëtarja e famshme, Adele, ka ndezur thashethemet për martesë me të dashurin e saj Rich Paul. Ylli i hitit ‘Set Fire to The Rain’, po i përgjigjej pyetjes së një fansi teksa ishte në skenë në një event në Las Vegas.

Fansi i emocionuar kërkoi të martohej me të, kur ajo u përgjigj: “Nuk mund të martohesh me mua. Unë jam e drejtpërdrejt, dashuria ime, dhe burri im është këtu sonte.” Kaq mjaftoi që në rrjet të shpërthenin komentet dhe postimet për një martesë në fshehtësi të dyshes.

Spekulimet e fundit vijnë pasi Adele zbuloi se donte të martohej në Qershor. “Kam në plan të martohem dhe të kaloj pjesën tjetër të jetës me burrin tim”, deklaroi më herët këngëtarja. Në fakt, vetëm tre javë më parë, ajo la të kuptohej se ka plane për fëmijë me Rich Paul, me të cilin është në lidhje që nga viti 2021.

Adele tashmë është nënë e 10-vjeçarit Angelo, të cilin e ka me ish-bashkëshortin Simon Konecki.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article