Adelina Thaçi publikon pamje nga aksidenti ku u lënduan gjashtë persona në Prishtinë: Isha aty afër, mbeta e shtangur me atë që pashë

4 months ago 15
Reklamë

Këngëtarja e njohur, Adelina Thaçi, ka reaguar për aksidentin e rëndë që ndodhi sot në Prishtinë ku mbetën gjashtë persona të lënduar.

Ajo tha se kishte mbetur e shtangur me pamjet pas aksidentit, derisa gjithashtu potencoi se kishte qenë aty afër ku ndodhi aksidenti.

“Sot jam rrëqeth nga ky aksident i tmerrshëm, çdo ditë e më shumë po frikësohem me vozit, në mes të qytetit me ndodh këto lloj aksidentesh, tregon që ne kemi humb kontrollin”, shkroi ajo përmes një postimi në ‘InstaStory’.

“Uroj që ata njerëz të shpëtojnë dhe të mos ju ndodhë asgjë. Unë isha aty afër… dhe kam mbet e shtangur me atë që pashë. Zot ndihmona”, potencoi ajo mes tjerash.

Ndryshe nga aksidenti që ndodhi sot në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë mbetën të lënduar gjashtë persona.

Të njëjtit janë duke u trajtuar në emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). /Telegrafi/

Read Entire Article