Adoleshenti pa patentë përplasi për vdekje turistët italianë; pezullohet nga detyra shefi i rrugores në Sarandë

1 year ago 21
Reklamë

Vdekja tragjike e dy turisteve italiane në rrugën sarandë-Ksamil mengjesin e kësaj të enjte, si pasojë e një aksidenti i ka kushtuar vendin e punës shefit të rrugores në qytetin bregdetar.

Pezullimi i Nënkomisarit u bë për shkelje të rëndë të atributeve/kompetencave të Policisë, në lidhje me pasojat e aksidentit të rëndë ku humbën jetën shtetasit italian Domenico Gritto 24 vjeç udhëtonin me motomjetin tip “Honda”

Ata po udhëtonin me një motor tip “Honda” kur u përplasen nga një automjet ku udhëtonin dy adoleshente, madje shoferi ishte 17-vjec dhe nuk kishte patente.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar ngritjen e një grupi të posaçëm, me specialistë nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti për Sigurinë Publike (Drejtoria e Policisë Rrugore) në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të analizuar rastin, për të nxjerrë përgjegjësitë në lidhje me shkakun e ndodhjes së këtij aksidenti, si dhe për  menaxhimin në tërësi të qarkullimit rrugor në territorin e bashkisë Sarandë.Ndërkohë, është pezulluar menjëherë nga detyra Shefi i Seksionit të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë, Nënkomisar A. Sh. Pezullimi i tij u bë në zbatim të nenit 209, të Rregullores së Policisë së Shtetit, për shkelje të rëndë të atributeve/kompetencave të Policisë, në lidhje me pasojat e aksidentit të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Sarandë –Ksamil”, ku humbën jetën 2 turistë italianë, konkretisht shtetasit D. D., 24 vjeç dhe V. T., 32 vjeç.Gjithashtu, ka nisur menjëherë hetimi administrativo-disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, për mospërmbushje të procedurave standarde të punës, në lidhje me marrjen e masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, gjatë sezonit turistik.

Read Entire Article