Adriana Matoshi duket e mahnitshme në pozat me bikini

11 months ago 48

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi këtë vikend i la anash angazhimet për të pushuar dhe shijuar bukuritë e Kosovës.

Në llogarinë e saj në Instagram, aktorja tregoi se po qëndron në Prevallë ndërsa edhe solli fotografi atraktive nga atje.

Duke shfrytëzuar kohë me diell që po mbizotëron këto ditë në vendin tonë, Adriana nuk hezitoi të pozonte në bikini.

Foto: Adriana Matoshi/Instagram

E veshur në rroba banjë me ngjyrë rozë dhe një robdishan të bardhë dhe atlete, aktorja dukej e mrekullueshme dhe në super formë.

Përveç fotove mahnitëse, Matoshi publikoi edhe një video pranë pishinës ndërsa natyrisht linjat e saj të trupit morën vëmendjen.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë edhe komentet e ndjekësve dhe pëlqimet pranë imazheve, që ishin kryesisht pozitive. /Telegrafi/

Read Entire Article