Aeroplani hapësinor i ushtrisë amerikane është nisur në një tjetër mision sekret, i cili pritet të zgjasë me vite.
Ashtu si gjatë misioneve të mëparshme, edhe kësaj radhe aeroplani po fluturon pa ekuipazh.
I lansuar nga Qendra Hapësinore, Kennedy, e NASA-s, thuhet se është nisur dy javë me vonesë për shkak të problemeve teknike.
Detajet rreth misionit sekret X-37B, i cili po kryhet nga Forcat Hapësinore të SHBA-së si pjesë e programit ushtarak, janë zbuluar nga Pentagoni.
Ky fluturim llogaritet të jetë i shtati me radhë i aeroplanit hapësinor, dhe ka të ngjarë të zgjasë deri në vitin 2026 ose më shumë.
Gjithashtu, X-37B po kryen edhe një eksperiment të NASA-s për të studiuar se si farat e bimëve ndikohen nga ekspozimi ndaj rrezatimit.
Aftësia për të rritur të korrat në hapësirë, ka ndërlikime të mëdha për ruajtjen e ushqimit të astronautëve gjatë misioneve të ardhshme afatgjatë në Hënë dhe në Mars. /Telegrafi/