Afër një ambienti romantik, Butrint Imeri publikon foto përkrah një femre misterioze

11 months ago 25

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri krahas projekteve muzikore që sjell edhe angazhimet me koncerte, edhe jeta e tij private zgjon kureshtjen e fansave.

Ai është mjaft i rezervuar kur është në pyetje jeta personale e tij, por këtë herë ai ka marr vëmendje me një postim që ka bërë në llogarinë e tij në Instagram.

Butrinti ka publikuar një imazhe ku shihet dora e tij dhe e një femre ndërsa bëjnë simbolin e shqiponjës.

Foto: Butrint Imeri/ Instagram

Në prapavijë shihet një ambient romantik, natë dhe një zjarr i ndezur ndërsa të dy qëndrojnë afër.

Duke mos dhënë asnjë detaj më shumë kjo ka mjaftuar që Butrinti të lë të kuptohet se statusi i tij nuk është beqar.

Por, njëkohësisht imazhi mund të jetë i shkëputur edhe nga ndonjë videoklip i tij i ri, pasi këngëtari ka njoftuar më parë se është duke punuar për një këngë dedikuar femrave shqiptare.

Foto: Butrint Imeri/ Instagram

Mbetet të shihet në vazhdim nëse autori i “Dujem” do të zbuloi më shumë nga fotoja enigmatike që ndau me fansat e tij.

Ndryshe, kujtomë që projekti i fundit i Butrintit është kënga “Moj dashni” që e lansoi në korrik të këtij viti. /Telegrafi/

Read Entire Article