Afrona Dika tashmë në rolin e prezantueses

10 months ago 29

Blogerja e njohur shqiptare, Afrona Dika, ka qenë shumë e komentuar gjatë këtij viti.

Bukuroshja, e rritur në Zvicër, u përfol mjaft shumë për ndarjen nga Blero si dhe për romancën e re me një partner zviceran, me të cilin po ashtu pati një lidhje të shkurtër.

E njëjta ka ndërtuar një jetë prej vitesh në Zvicër, ku ka edhe një biznes, që njëherësh lidhet me estetikën.

Foto: Screenshot/YouTube

Prive raporton së fundmi se atë tani do ta shohim në një fushë krejtësisht tjetër.

Ajo do të jetë në rolin e prezantueses pasi ka filluar me një ‘podcast’, në të cilin do të ketë të ftuar të ndryshëm, kryesisht nga diaspora.

Biondja thuhet se i është përkushtuar tejet shumë kësaj dhe se do të jetë profesionale.

Megjithatë, pritet të shihet se çfarë ka rezervuar Dika për fansat e publikun. /Telegrafi/

Read Entire Article