Ai u ngjit në kullën më të lartë të termocentralit bërthamor dhe u hodh

9 months ago 23
Reklamë

Njerëzit që janë në kërkim të aventurës, adrenalinës, nuk kanë frikë, janë gati të shtyjnë kufijtë dhe të testojnë trupin në ekstrem.

I tillë është rasti me GiO Masters (21), një sportist ekstrem, i cili publikoi një video të arritjes së tij të fundit dhe tronditi ndjekësit në Instagram.

Në fillim, ne e shohim atë duke kërcyer nga maja e një kulle ftohëse të vendosur brenda një ish-objekt bërthamor, megjithëse nuk është specifikuar se në cilin vend.

Një tjetër video tregon kërcimin nga këndvështrime të ndryshme dhe duket vërtet surreale.

Përdoruesit ishin të habitur, disa mbështetën “eksperimentin ekstrem”, ndërsa të tjerët vunë në dyshim nevojën për marifete të tilla, raporton NDTV.

Faqja e ‘sportistit’ në Instagram është plot me veprime të ngjashme. Ai ndiqet nga më shumë se 310 mijë njerëz si dhe 629 mijë të tjerë në platformën YouTube.

Ndryshe, kullat ftohëse mund të jenë deri në 200 metra të larta dhe dallohen nga forma e tyre, hiperboloidi, që i referohet kurbës së tyre (të brendshme). /Telegrafi/

Read Entire Article