“Ajo është e pandalshme!”, Jennifer Lopez lodhet shumë për t’u dukur kaq e re!

10 months ago 31
Reklamë
23:16 16/11/2023

E keni pyetur veten ndonjëherë se çfarë bën Jennifer Lopez që ngjan kaq e re sado që koha kalon?

Në një intervistë për Daily Mail, Kim Burse e cila ka punuar me emra të mëdhenj si Beyonce ose Queen Latifah, ka rrëfyer dhe rutinën që JLo ndjek, edhe sot që është 54 vjeçe.

Muzikantja  komentoi se Jennifer i përkushtohet shumë vetes dhe nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga skena. Ajo theksoi se pamja e saj e freskët nuk lidhet me një faktor, por me gjithë spektrin e mirqenies personale apo fizike. “Ajo kujdeset për gjithçka dhe punon shumë”, tha Burse. Duke folur më tej për performancën e saj në Super Bowl 2020 , sipas Burse JLo kishte punuar jashtëzakonisht fort me performancën që zgjati 6 minuta.

“Jennifer vinte çdo ditë në prova, nuk përton asnjëherë”, shtoi ajo. Jennifer Lopez siç e kanë konfirmuar shpesh shumë persona të afërt të saj, nuk ka kryer ndonjë ndërhyrje kirurgjikale, përpos faktit se është një latine e vërtetë, këngëtarja me famë botërore i dedikon një kohë të gjatë aktiviteteve fizike, si palestra apo kërcimi.

Ajo është e pandalshme!”, përfundoi mikesha e saj.

Edhe më herët në media kanë qarkulluar “sekretet” e saj për rininë e përjetshme:

JLo përdor çdo ditë maska për fytyrën, e masazhon dhe bën terapi për pastrimin e saj shumë shpesh. Për flokët e saj voluminozë kujdeset Chris Appleton, një parukier britanik. Jennifer nuk është se e tepron me makiazhin, madje në përditshmëri atë e shohim krejtësisht natyrale, megjithatë Mary Phillips është emri të cilin ajo e ka zgjedhur më së shumti për t’i bërë makeup në daljet e saj publike.

Trupi i saj thuajse perfekt, sigurisht qëndron i tillë sepse JLo frekuenton çdo ditë palestrën dhe ushqehet shëndetshëm.

Duket sikur ylli i popit i ka ndjekur të gjitha udhëzimet që ne i dëgjojmë shpesh, por nuk i vëmë në zbatim!/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article