Aksident i rëndë në Fier/ Përplasen 2 makina, plagosen 4 persona, mes tyre fëmijë dhe një italiane

11 months ago 19
Reklamë

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë mbikalimit në Savër, në aksin nacional Lushnje – Fier.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur lehtë 4 persona, një nga  drejtuesit e automjeteve, nje shtetase italiane e cila ishte pasagjere në mjet dhe dy fëmijë, nxënës shkolle. Ata janë dërguar në spitalin e Lushnjes për mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë në vend ngjarje, dyshohet se shkak i aksidentit është mos respektimi i rregullave në qarkullim.

Dy mjetet po lëviznin në korsinë nga Lushnja në drejtim të Fierit. Njëri nga drejtuesit ka dashur të kthehet për në Saver, por është përplasur  nga mjeti tjetër që vinte  nga e njëjta korsi.

Një nga shoferët eshte Bilbil Zeqo, i cili kishte në automjet 3  nxënës shkolle , nipëritë e vet, dhe po i dërgonte në shtepi kur është goditur nga ana e derës nga mjeti tjetër që drejtohej nga Oliks Stefanaj nga Berati i cili ishte me të fejuaren e tij,  shtetasen italiane.

Pas aksidentit, policia po merr në pyetje dy shoferët për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Read Entire Article