Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit/ Makina me targa serbe përplaset me trafikndarrësen, plagosen 5 anëtarët e familjes

1 year ago 29
Reklamë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit.

Një makinë me targa Serbie është përplasur me trafik ndarësen dhe ka dal nga rruga.

Për pasojë janë plagosur 5 anëtarë të një familje, 3 fëmijë dhe burrë e grua.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit, ku gruaja ndodhet në gjendje të rënde.

Familja po shkonte me pushime. Policia në vendngjarje, paraprakisht dyshohet shpejtësia, lagështira në rrugë dhe humbje e kontrollit të mjetit.

Read Entire Article