Aksident masiv në Pogradec/ Përplasen 3 makina

1 year ago 29
Reklamë

Një aksident masiv ka ndodhur në Pogradec pasditen e sotme, ku tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

3 mjetet janë përplasur në hyrje të qytetit, te tunelet panoramikë.

Nga informacionet paraprake, mësohet se një nga mjetet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me 2 mjete të tjera.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por dëme të shumta materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi rrethanat e aksidentit.

Read Entire Article