Aksident me vdekje në Fier, makina përplaset me motorrin, humb jetën 64-vjeçari (EMRI)

1 month ago 8
Reklamë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier – Seman.

Një automjet tip “ Benz” është përplasur me një motor duke i shkaktuar dëmtime të rënda drejtuesit të tij, Vladimir Sema.

64- vjeçari nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të rënda dhe për pasojë ka humbur jetën. Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor i cili po kryen të gjitha veprimet proceduriale pë të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti vdekjeprurës.

Ky aks rrugor gjatë verës ka një fluks të madh automjetesh të cilat i drejtohen bregdetit dhe jo në pak raste aksidentet kanë qënë me pasoja fatale./vizionplus.tv

Read Entire Article