Aksident në aksin Pogradec-Lin, kamionçina përplaset me motomjetin, plagoset një shtetase italiane

1 year ago 25
Reklamë

Një aksident automobilistik është regjistruar pak momente më parë në aksin nacional Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Piskupat.

Mësohet se në aksident janë përfshirë një kamionçinë dhe një motomjet, dhe për pasojë ka mbetur e plagosur drejtuesja e këtij të fundit, një shtetase italiane.

Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa e plagosura është transportuar drejt spitalit jashtë rrezikut për jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article