Aksident në aksin rrugor Elbasan-Cërrik/ Plagosen dy shoferët

1 year ago 25
Reklamë

Një aksident është shënuar në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në fshatin Shirgjan.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë janë plagosur lehtë drejtuesit, përkatësisht 24 dhe 35 vjeç.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në fshatin Shirgjan, automjeti me drejtues shtetasin G. K., 35 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. D., 24 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët po kryejnë ekzaminimet në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read Entire Article