Aksident në Divjakë, humb jetën 30-vjeçari

1 year ago 23
Reklamë

Një aksident me pasojë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në fshatin Staravec, Divjakë.

Drejtuesi i nje automjeti tip “Porsche” ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke rënë në kanal.

Si pasojë, ka humbur jetën pasagjeri në automjet, Daniel Sharka. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, Mariglen Labota është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Read Entire Article