Aksident në Elbasan, kamioni në lëvizje përplas mjetin e parkuar, plagoset një 56-vjeçar nga Kosova

1 year ago 50
Reklamë

ELBASAN

Një 56-vjeçar nga Kosova ka mbetur i plagosur në një aksident pasditen e sotme në Elbasan.

Sipas burimeve zyrtare, në oborrin e firmës “Kurum”, në fshatin Bradashesh, automjeti kamion me drejtues shtetasin kosovar N. I., 63 vjeç, gjatë kryerjes së një manovre, ka përplasur një automjet kamion të parkuar.

Për shkak të goditjes, aksidentalisht është dëmtuar shtetasi kosovar S. S., 56 vjeç, i cili ka qenë në afërsi të kamionit.

56-vjeçari është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me shtetasin N. I. po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article