Aksident në Korçë/ Makina del nga rruga, plagosen dy gra

11 months ago 31
Reklamë

Një aksident automobilistik është shënuar mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Vithkuq në Korçë.

Policia njofton se shtetasi M. H., duke drejtuar automjetin tip “Citroen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e këtij aksidenti, janë plagosur dy gra, të cilat ishin pasagjere në mjet.

Korçë/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në afërsi të fshatit Vithkuq, Korçë, shtetasi M. H., duke drejtuar automjetin tip “Citroen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar shtetaset Z. H., 66 vjeçe dhe Y. H., 42 vjeçe, banuese në fshatin Panarit, pasagjere në këtë automjet, të cilat u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.

Me shtetasin M. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Read Entire Article