Aksident në Korçë, makina del nga rruga, plagosen dy pasagjeret

11 months ago 25
Reklamë

Mbrëmjen e sotme, në afërsi të fshatit Vithkuq të Korçës, është regjistruar një aksident me pasojë dy të plagpsur.

Policia bën me dije se shoferi me inicialet M. H., duke drejtuar automjetin tip “Citroen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar shtetaset Z. H., 66 vjeçe dhe Y. H., 42 vjeçe, banuese në fshatin Panarit, pasagjere në këtë automjet, të cilat u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.

Me shtetasin M. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article