Aksident në Lezhë, plagosen dy persona

1 year ago 18
Reklamë

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur Mabe. Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë janë lënduar dy persona.

Dy të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Gjendja e tyre shëndetësore raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Read Entire Article