Aksident në qendër të Elbasanit, një i plagosur përfundon me fraktura në spital

7 months ago 5

Një aksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Elbasanit këtë të shtunë . Në këtë aksident janë përshirë dy autovetura të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën gjatë një tentative parakalimi.

Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka mbetur i  plagosur dhe janë dëmtuar pjesërisht të dy automjetet.

I plagosuri, ndërkohë është dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Elbasanit ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Policia ka dokumentuar provat në vendngjarje për të përcaktuar shkakun që solli këtë aksident.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article