Aksident në Vlorë/ 23-vjeçarja humb kontrollin e mjetit dhe përplas 6 makina të parkuara, dërgohet në spital

11 months ago 36
Reklamë

Një 23-vjeçare ka mbetur e plagosur pas një aksidenti që ndodhi në mesditë në qytetin e Vlorës.

Rreth orës 12:55, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, shtetasja H. M., 23 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me 6 automjete të parkuara, ku janë shkaktuar dëme materiale.

Shtetasja H. M, aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article