Aksident në Vlorë/ Automjeti përplaset me bordurën, plagoset një person

1 year ago 29
Reklamë

Një aksident është regjistruar këtë të premte në aksin rrugor Vlorë-Orikum. Mësohet se një 41-vjeçar duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me një bordurë prej betoni, në anë të rrugës.

Si pasojë është lënduar pasagjeri që ndodhej në automjet, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, drejtuesi i automjetit, është shoqëruar në Komisariat. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Read Entire Article