Aksident në Vlorë/ Makina përplas këmbësorin, 69-vjeçari niset menjëherë në spital

1 year ago 24
Reklamë

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

Një makinë që drejtohej nga gruaja me iniciale R.B 44 vjeç ka përplasur këmbësorin.

Për pasojë, 69-vjeçari është nisur menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ku sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, automjeti me drejtuese shtetasen R. B., 44 vjeçe, banuese në Vlorë, ka aksidentuar shtetasin A. A., 69 vjeç, banues në Vlorë, këmbësor.

69-vjeçari është transportuar në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.      

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Read Entire Article