Dy persona humbën jetën në aksidentet rrugore që ndodhën këtë fundjavë.
Sot rreth orës 13:00, në vendin e quajtur, Kthesa e Valiasit, një vajzë 22-vjeçare ndërroi jetë pasi automjeti që drejtohej nga babai i saj u godit nga një makinë.
Aksidenti tjetër, ndodhi më herët në autostradën “Elbasan – Tiranë”, ku një 60-vjeçar, në gjendje të dehur, përplasi për vdekje një grua 58- vjeçare, e cila ishte pasagjere në mjet.
Ndërsa shoferi së bashku me dy pasagjerë të tjerë që gjendeshin në mjet, morën plagë të ndryshme, por janë në spital jashtë rrezikut për jetën.