Aksidenti i pazakontë tek Liqeni Artificial/ Policia identifikon autorin, 26-vjeçari dushohet se ka qenë i dehur

1 year ago 13
Reklamë

Policia Rrugore e Tiranës ka identifikuar drejtuesin e mjetit “BMË X6” që përfundoi në pedonalen e digës së Liqenit Artificial. Bëhet fjalë për një djalë të moshës 26 vjeç nga qyteti i Durrësit.

Ai dyshohet se ka qenë duke lëvizur nga “Rruga e Kosovarëve” në drejtim të digës.

Gjithashtu dyshohet se i riu mund të ketë qenë në efektin e alkoolit apo të substancave narkotike.

Blutë e Tiranës po punojnë për kapjen e tij dhe shoqërimin për kryerjen e veprimeve hetimore.

Read Entire Article